Skip to content

‘Me takon mua sepse…’ Vajza e biznesmenit te fuqishem kerkon mandatin e deputetit te ish prokurorit

Deputetja e PD-së Andia Ulliri që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit, i ka dërguar një kërkesë KQZ-së ku pretendon se mandati që mori Arjan Ndoja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore.

Në qarkun e Durrësit, PD fitoi 6 mandate nga të cilët 5 i përkasin listës së mbyllur. Mandati i vetëm në listë të hapur iu dha Arjan Ndojës me 9167 vota.

Related article  Tronditet Tom Doshi, merr lajmin e hidhur pak para zgjedhjeve

Por Ulliri shkruan se ky veprim nuk është i ligjshëm dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës, Kodin Zgjedhor dhe qëndrimin e Parlamentit i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas saj, në bazë të ligjit, një në tre deputetë duhet të jetë grua dhe për të plotësuar këtë kuotë mandati i vetëm në listën e hapur i takon asaj si më e votuara nga gratë.

Related article  Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

“Nga këqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.

Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Related article  Incident me armë në Tiranë: Gardisti kërcënon qytetarin pas një sherri në rrugë

Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, – shkruan Ulliri.

Published inLajme