Skip to content

‘Më shkulën zemrën dhe s’kërkuan as falje’, trondit nëna e 22-vjeçarit që vdiq ne Vlore se cfare ndodhi pas…

Një aksident tragjik në rrugën e Lumit të Vlorës i mori jetën 22-vjeçarit Fatjon Kasaj, duke zhytur familjen e tij në një dhimbje të pafund. I riu, i vetmi djalë i një çifti, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë e drejtuar nga 80-vjeçari Josif Kozdine. Ngjarja ndodhi gjashtë muaj më parë, por për familjen e viktimës koha është ndalur që atë ditë.

Autori u arrestua menjëherë pas aksidentit, por rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve ka shtuar vetëm konfuzion dhe zemërim. Sipas familjes Kasaj, versionet për fatin e 80-vjeçarit kanë qenë të paqarta dhe kontradiktore – nga arrest me burg, te arrest shtëpie, deri në vdekjen e tij të raportuar vetëm nga burime jozyrtare fundjavën e kaluar.

Nëna e Fatjonit, e ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, rrëfeu mes lotësh dhimbjen që po përjeton, por edhe revoltën për mungesën e drejtësisë dhe indiferencën e autoriteteve:

“Asnjë nënë mos e provoftë këtë. Fatjoni ishte një djalë i shkolluar, i dashur. Atë ditë do të ikte të takonte babain në Lukovë. Në orën 14:50 e merrnim në telefon, por nuk përgjigjej… Që nga ajo ditë nuk ka më jetë për ne. Askush s’na ka kërkuar falje, as familjarët e atij personi. Ai kishte bërë edhe më parë aksidente, ishte i sëmurë, si e lejuan të ngiste makinën në moshën 81-vjeçare?”

Familja kërkon ende përgjigje: si mundet që një person i moshës 80+ me histori të aksidenteve të mbajë leje drejtimi dhe të jetë i lirë të drejtojë mjet në rrugë? Për nënën e Fatjonit, drejtësia ka heshtur, dhe kjo heshtje është një plagë që nuk mbyllet.

Ajo që për fat të keq mbetet është vetëm një humbje e pariparueshme, një jetë e ndërprerë në mes të ëndrrave, dhe një dhimbje që nuk ka kufi.

Published inShowbizz