I ftuar në një emision televiziv, aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ka rrëfyer për publikun arsyet që e çuan drejt shkëputjes nga televizioni dhe kalimit në industri të tjera, përfshirë kinemanë dhe sipërmarrjen.
Mamaqi tha se vendimi për të ndryshuar drejtim nuk erdhi rastësisht, por si rezultat i një vetëdijeje të thellë për momentin kur kishte arritur kulmin me formatin e tij televiziv.
“Jam një personazh shumë elastik,” tha ai, “dhe më pëlqen ta testoj veten në fusha të ndryshme. Kur e kuptova se ‘late night show’-t që bëja po hynin në një fazë rënieje.
Vendosa ta ndal aty ku gjithçka funksiononte, kur publiku ende po qeshte. Ashtu mbetet një kujtim i bukur. Njerëzit të kujtojnë me buzëqeshje.”
I pyetur nëse do të realizonte ndonjëherë një film autorial, pa u ndikuar nga opinioni i kritikëve apo panelistëve, Mamaqi u përgjigj:
“Sigurisht që po. Madje kjo ka qenë arsyeja që unë hyra në botën e filmit si producent dhe regjisor. Kam kërkuar të jem pjesë e filmave shqiptarë që realizoheshin, por nuk më mori askush.
Atëherë vendosa të mësoj vetë. Kam ndjekur kurse online për regji dhe menaxhim produksioni filmi, ngrita ekipin tim dhe realizova filmin ‘2 Gisht Mjaltë’. Ai film është ende sot më i shituri në historinë e kinemasë shqiptare. Nuk e them unë, e thonë shifrat.”
Mamaqi tregoi gjithashtu se kjo përvojë e ka ndihmuar të kuptojë më mirë jo vetëm industrinë e filmit, por edhe mënyrën se si funksionon suksesi kur nuk pret të të jepet, por e ndërtuan vetë.