Skip to content

Më lini t’i jap lamtumirën nënës sime! Pamjet më të dhimbshme te Fatos Nanos, cfare i ndodh në varrin e saj (Video)

“Arkitekti” i Partisë Socialiste dhe një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë, Fatos Nano ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor rreth orës 14:00, në ambientet e një spitali privat ku qëndronte në terapi intensive prej ditësh.

Lideri historik i së majtës shqiptare, me ikjen e tij ka lënë në trishtim familjen e parë dhe atë politike, bashkëpunëtorët e shumtë dhe miqtë e pafundëm.

Neësbomb.al sjell një video të rrallë të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Associated Press” të datës 15 Dhjetor 1995, e cila është pa koment dhe tregon momentin kur Fatos Nano mbërrin pranë shtëpisë së tij në Tiranë, pasi kishte marrë 17 orë lejë nga burgu i Bançës në Tepelenë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës, Marias.

Related article  Finalisti i tretë i BBVIP 4, Gjesti i bashkohet Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh

Sali Berisha, në atë kohë Presidenti i Shqipërisë, i akuzuar se ishte pikërisht njeriu që e burgosi, i dha leje që të përcillte nënën nga shtëpia për në banesën e fundit, në Sharrë.

Video e “Associated Press” tregon sesi Fatos Nano u ruajt me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar edhe nga Paulin Sterkaj atëkohë shefi i repartit special të policisë “Brisku”, i cili gjatë gjithë kohës e mban prej krahu.

Related article  Del dokumenti bombastik qe Partia Demokratike i ka derguar Trump, ja cfare shkruhet (FOTO)

Në ato pak orë lire, ai u takua me familjarët, një pjesë të të cilëve nuk i kishte parë qyshkur u burgos në vitin 1993. Megjithatë, ai nuk harroi të falenderonte autoritetet që i dhanë leje në ato momente të vështira, pasi situata politike ishte shumë e tensionuar.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes dhe hasmit ulin armët. Do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehet lideri historik pas ceremonisë mortore.

Related article  Tronditet Vlora, 41-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë. Dyshohet se…

Sipas njerëzve që ishin pranë Fatos Nanos atë periudhë dhe agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “Associated Press”, në varrimin e Maria Nanos, nënës së kryetarit të burgosur të Partisë Socialiste ishin të pranishëm më shumë se 5.000 persona dhe ai u prit si hero në Tiranë.

Published inLajme