Skip to content

Me kapuç në kokë, publikohet video e patronazhistëve që ikin me vrap

Partia Demokratike ka publikuar sot një video shqetësuese që, sipas saj, dokumenton një rast flagrant të përfshirjes së strukturave shtetërore në manipulimin e procesit zgjedhor. Në pamjet e bëra publike, shihen disa persona me kapuç në kokë duke u larguar me vrap nga ambientet pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, menjëherë pasi janë përballur me përfaqësues të PD-së dhe qytetarë që tentuan të dokumentojnë veprimtarinë e tyre.

Related article  Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Rames. Ja cfare ka vendosur t'u beje Rama

Në denoncimin zyrtar, PD deklaron se personat e përfshirë dyshohet se janë pjesë e administratës shtetërore dhe patronazhistë të Partisë Socialiste, të cilët mbajnë në zotërim materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma parash me qëllim deformimin e vullnetit të votuesve.

Tre përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike kanë njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Megjithatë, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në zemër të Tiranës, në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të monitoruara, policia është vonuar për më shumë se 90 minuta. Kjo vonesë, sipas PD-së, ka lejuar largimin e personave të dyshuar dhe manipulimin e mundshëm të provave që lidhen me krimin zgjedhor.

Related article  Me lot në sy pronarja qe iu dogj biznesi ne THETH ben reagimin ndaj Edi Rames: Une doja ,,,

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike e cilëson këtë si një tjetër dëshmi të asaj që e quan “narkoregjimi i Edi Ramës”, duke akuzuar drejtëpërdrejt kryeministrin për kapjen e shtetit dhe shndërrimin e institucioneve në instrumente për manipulimin e votës dhe presion mbi qytetarët.

Related article  Simptomat e para të kancerit të mitrës qe duhet te shkoni tek mjeku

Ngjarja ka rritur tensionin në Tiranë dhe pritet të jetë objekt i hetimit nga ana e KQZ-së dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Published inLajme