Skip to content

‘Më ka ikur gruaja, më mori djalin’, babai nga Malësia në lot: Paska qenë e martuar tri herë, ja cfare u bente burrave

Një histori e pazakontë familjare vjen nga fshati Boga i Malësisë së Madhe, ku konflikti mes një çifti ka përfunduar në një ngjarje që ka tronditur komunitetin. Kryefamiljari Gjovalin Mikaj ka denoncuar në polici dhe në media se bashkëshortja e tij është larguar dy ditë më parë në drejtim të panjohur, duke marrë me vete edhe të birin 15 muajsh.

“Kam dy ditë që më ka ikur gruaja dhe më ka marrë edhe djalin. Nuk po gjej zgjidhje. Kam ndenjur gjithë natën në polici, por nuk kam marrë përgjigje. Ju lutem, më ndihmoni të gjej djalin. Gruan nuk e dua, vetëm djalin,” deklaron Mikaj mes lotësh.

Related article  Ndërron jetë politikani i njohur, ish-kryetar Bashkie

Ai shprehet se ka bërë denoncime në polici, por nuk ka marrë përgjigje as nga Malësia e Madhe, as nga Shkodra. Mikaj rrëfen se për tre muaj ka rritur djalin i vetëm, pasi gruaja ishte larguar në Itali dhe ia kishte lënë foshnjën pranë Kishës së Madhe.

Related article  “Erdhi dita”/ Moderatorja më e dashur e shqiptarëve rikthehet në ekran! Ku do e shohim Arbana Osmanin

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti që, sipas Gjovalinit, ai nuk ka qenë në dijeni të plotë për të shkuarën martesore të bashkëshortes. “E dija që kishte qenë e martuar një herë, por jo tri.

Ka dy vajza në Itali dhe familja e saj e ka përzënë,” pohon ai, duke shtuar se është përballur edhe me akuza të rreme për dhunë, të cilat nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Related article  Korrupsioni në Bashki, SPAK bie ne gjunje para drejtoreshës së Erjon Veliajt

“Jam prishur me babanë dhe familjen për të. Ajo nuk ha më bukë me mua. Dua vetëm djalin, jetën jap për të,” përfundon ai.

Tashmë mbetet në dorën e institucioneve përkatëse që kjo histori të marrë një zgjidhje ligjore dhe njerëzore, për një baba që kërkon të ribashkohet me të birin.

Published inLajme