Edi Rama dhe Donald Trump dihet se nuk kane marredhenie te mira qe heren e pare qe Trump u zgjodhe President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kjo e ka frikesuar dhe me shume kryeministrin ne detyre, qekur strategu i fitores se Trump erdhi per te ndihmuar ne fushaten e Berishes.
Madje, shpesh here Rama e ka anatemuar me epitete te ndryshme, por sonte kur Lacivita mbajti fjalen ne takimin permbylles te Partise Demokratike duket se nen rreshta nuk foli vetem ne emrin e tij.
Nga “Bulevardi i ri” në mbyllje të fushatës elektorale, drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita kërkoi votën për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.
Ai deklaroi se Shqipëria është në udhëkryq dhe nuk mund të lejojë edhe një mandate tjetër të Edi Ramës.
Fibank
Korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet, të gjitha që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ua ka marrë.
Por ju keni tani një shans historik, një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikë e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe nuk do të rreshtoni se luftuari për familjet tuaja.
Kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë dhe fqinjët dhe pushoni nga puna Edi Ramën.
Në Shqipërinë e re me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos e vendosni besimin tuaj te një mjet që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë.
Me një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Me një plan real që do të përmirësojë jetën tuaj.
Votoni për të ardhmen tuaj, për mbështetjen tuaj dhe zoti e bekoftë Shqipërinë. Megjithate, ne nje interviste per Top Channel, ai deklaroi se nuk perzihet me qeverisjen amerikane, por qe edhe nuk punon me komunista si Edi Rama.