Skip to content

“Mami ndërroi jetë…”/ Petro tregon vështirësitë e jetës: Babi është i paralizuar komplet

Petro, një nga banorët më të rinj të “Big Brother VIP 4”, ka ndarë një pjesë prekëse nga jeta e tij private gjatë një bisede me Gertën. Ai ka treguar se nëna e tij ndërroi jetë para pesë vitesh nga kanceri në pankreas, ndërsa babai i tij është i paralizuar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Vetëm motrën kam, babin e kam po është në krevat. Mami ka ndërruar jetë. U bënë 5 vjet që iku,” – u shpreh Petro, duke kujtuar vështirësitë që ka përjetuar që në moshë të re.

Petro tha gjithashtu se pjesën më të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në spitale, duke përballuar sfida të rënda familjare. “Me çfarë më kanë parë sytë mua, këto këtu më duken gjëra minimale,” tha ai, duke iu referuar jetës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP.”

Related article  Tjeter ngjarje tragjike ne vend, ka viktima

Gerta e ngushëlloi Petron për humbjen dhe vështirësitë, duke i thënë se pjesa e jetës jashtë është harruar për pak, ndërsa të gjithë po përpiqen të përshtaten në mjedisin e ri brenda shtëpisë.

Related article  3 shenjat ne fat të javës 14 deri 20 korrik nga Paolo Fox. Dhe 3 shenjat me ditë të trazuara
Published inShowbizz