Vlora duket se eshte mallkuar per kete fundjave, pasi dy ngjarje te renda kane ndodhur te enjten ne mbremje, teksa i gjithe bregdeti eshte pergatitur per te pritur pushuesit ne keto dite te fundit te sezonit.
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme kodrën pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë Selencë. Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të vështirë, ndërsa era që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.
Ndërkohë, po tani në mbrëmje një vatër zjarri është rregjistruar edhe në afërsi të fshatit Dukat. Sipas te dhenave, zjarret kane qene te fuqishme, nderkohe qe ende nuk ka te dhena shtese.
Nderkohe, nje tjeter ngarje e rende ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare, Vlorë. Një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Burimet nga policia bene te ditur se menjehere pas njoftimit kane marre ne pyetje te afermit dhe po mundohen te sqarojne rrethanat e ngjarjes, nderkohe qe femije ndodhet nen kujdesin e mjekeve.