Skip to content

Makina futet me shpejtësi në mes të qendrës së… 2 viktima deri më tani, dhjetra të plagosur

Një ditë më parë në Berlin u përkujtua përvjetori i tetë i sulmit të tmerrshëm në tregun e krishtlindjeve në Breitscheidplatz me 12 viktima.

Përkujtimi u bë përpara kishës, ku të afërmit dhe përfaqësuesit politikë kujtuan të vrarët dhe të plagosurit.

Po tragjedia u përsërit sot në Magdeburg të Gjermanisë me 11 viktima. Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, rreth 50 vjeç, thuhet se ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Related article  FOTO/ Larg Tiranës! Zbulohet se ku ndodhet Egli Tako pas daljes nga Big Brother VIP

Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMË” dhe eci me shpejtësi rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur të konfirmuar dhe me dhjetëra të plagosur. Raportohet se mes viktimave është edhe një fëmijë, ndërsa mediat e tjera gjermane flasin për 11 viktima.

Related article  E trishte! Shuhet në moshë të re mjeku i njohur shqiptar, gjithmone ne shërbim të pacientëve

Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar.

Related article  E shtuna ‘përvëlon’ vendin - Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën paralajmërmin! Temperaturat arrijnë kulmin në…

Në vitin 2016, islamisti Anis Amri kreu një sulm në tregun aty pranë të Krishtlindjeve, duke vrarë dymbëdhjetë njerëz dhe një tjetër viktimë vdiq më vonë nga plagët e marra.

Published inLajme