Skip to content

Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pak para mesnatës së 30 korrikut në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”. Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga.

Related article  Përshkallëzimi i konfliktit: Izraeli sulmon Hamasin në Katar, banorët e Gazës kundërshtojnë evakuimin

Policia njoftoi sot detajet e ngjarjes: “Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related article  Ka bërë ndërhyrje estetike? Publikohen fotot e vjetra të Egli Takos. Nuk ka mundësi
Published inLajme