Skip to content

“Ma heq trurin, t’i kam qejf b…”, mjeku ngacmon pacienten ne mes te spitalit ne Tirane (VIDEO)

Gjatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrës Shëndetsore nr.10 Sinan M, e mbyll pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë për të kryer raport seksual.

Ai madje komenton edhe të brendshmet e saj, duke përdorur fjalor vulgar edhe për zyrën e shtetit.

Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?

Dr. Sinan M – Që do të zë, që do jemi bashkë!

Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!

Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!

Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!

Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!

Related article  Miri “plas b*mbën”: Ja cfare beri produksioni, zbulon prapaskenat me Luizin

Qytetarja – Pa më prekur!

Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!

Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.

Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!

Qytetarja – Po mirë pra tashi, po shtyhu tani, se…!

Dr. Sinan M – Mirë! Dak..! Dak..! Dakord!

Qytetarja – Vetëm shtyhu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Mirë!

Qytetarja – Vetëm shtyhu, të lutem! Mos më prek tani! Të lutem, mos më prek doktor!

Related article  Aksident i rëndë në Durrës/ Dy makina përfundojnë në kanal, raportohet për 7 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Dr. Sinan M – E di, që femrën, po e preke…

Qytetarja – Jo! Mos më…, mos më..! Të lutem, mos më prek!

Dr. Sinan M – Mirë! Dakord! Hiqe dorën!

Qytetarja – Do ma hapësh derën të lutem tani?

Dr. Sinan M – Derën?

Qytetarja – Çohu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Unë të kuptoj, që…?

Qytetarja – Që çfarë?

Dr. Sinan M – Ça dëshire ke…?

Qytetarja – Fakti, që unë po të refuzoj, do të thotë, që kam dëshirë?

Dr. Sinan M – Edhe komplimente për look-un! Po unë i kam shumë qejf brekët, me thënë të drejtën. Që i ke të zeza, atë e pashë. Po aman, po i ule pak, vetëm pak kështu përpara..! Se nuk jam prej…, prej…, prej druri unë…

Related article  Gruaja kap mat burrin në makinë me një tjetër tek Komuna e Parisit, ja çfarë i punon atij

Qytetarja – Po ça të bëj unë?!

Dr. Sinan M – Rob jam dhe unë…

Qytetarja – Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!

Edhe pse troket dera, doktori nuk ndalon së provuari për një kontakt fizik me vajzën, duke vënë në dyshim integritetin e profesionit, institucionit dhe vetë personalitetit të tij.

Kjo nuk është hera e parë, që emisioni “Stop” trajton raste të tilla. Kujtojmë se më 22 tetor të viti të kaluar, u transmetua rasti i rëndë i mjekut Pëllumb Hysko, i cili ngacmonte pacienten dhe i kërkonte favore seksuale. Një ditë më vonë ai arrestohet nga policia.

Published inLajme