Skip to content

Lufta neper kembe! Donald Trump ben urdherin ekzekutiv qe trondit Sali Berishen dhe Shqiperine

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizimin ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor – përfshirë dhunën ekstremiste dhe veprimet penguese – si dhe situata e përgjithshme që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe integrimit euroatlantik, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara…

Presidenti Donald Trump ka vendosur të mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021, 2025.

🔊 Në bazë të këtij urdhëri, SHBA do të vijojë me sanksionet në vendet e Ballkanit kundër individëve të përfshirë në korrupsion madhor, apo në akte të dhunshme ekstremiste.

Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

🔊 Urdhëri ekzekutiv i Trump për Shqipërinë dhe Ballkanin:
Urdhëri i plotë ekzekutiv
Vazhdimi i Gjendjes së Jashtëzakonshme Kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Më 26 qershor 2001, me Urdhrin Ekzekutiv 13219, Presidenti shpalli një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me Aktin për Kompetencat Ekonomike në Raste Emergjente Ndërkombëtare (50 U.S.C. 1701 e në vijim), për t’iu përgjigjur një kërcënimi të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga veprimet e personave që:
kliko shtyp ketu

Published inLajme