Skip to content

Lufta në Gaza, Izraeli jep lajmin e madhe: Më në fund, tani koha për…

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se fundi i luftës aktuale të Izraelit në Rripin e Gazës është afër, në një kohë kur numri i viktimave në 24 orët e fundit në territorin palestinez ka shënuar një rritje të ndjeshme.

“Tani po i afrohemi përfundimit të operacionit në Gaza,” tha Katz, duke përsëritur se objektivat e Izraelit në këtë konflikt përfshijnë lirimin e të gjithë pengjeve dhe mposhtjen e grupit islamist Hamas, i cili nxiti luftën me sulmin e tij të paprecedentë ndaj Izraelit në tetor 2023.

Kjo deklaratë e Katz vjen vetëm një javë pasi Izraeli përfundoi luftën e tij të shkurtër me Iranin dhe duket se konfirmon optimizmin e shprehur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili gjatë fundjavës tha se pret një armëpushim të shpejtë në konfliktin e Gazës. Presidenti Trump pritet të presë Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme për bisedime, duke rritur presionin për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Related article  Tronditet qyteti verior i Shqiperise, vritet nje grua dhe zbulohet arsenal armesh: U perkasin grupeve...

Megjithatë, pavarësisht këtyre sinjaleve për një përfundim të afërt, burime palestineze raportojnë për një ditë të përgjakshme në Rripin e Gazës. Sipas burimeve mjekësore, të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite të hënën. Spitali Shifa në Gaza raportoi se të paktën 34 persona u vranë në qytetin e Gazës, mes të cilëve gra, fëmijë dhe një gazetar.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, deklaroi se sulmi izraelit kishte në shënjestër një kamp për persona të zhvendosur në plazh, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se ishte goditur një zonë pushimi në plazh.

Related article  Egla apo Gerta?! E pabesueshme kush është finalistia e katërt

Në përgjigje të akuzave, ushtria izraelite deklaroi se objektivi i sulmit ishin disa anëtarë të organizatës terroriste Hamas në Rripin verior të Gazës dhe se ishin marrë masa paraprake për të mbrojtur civilët, përfshirë mbikëqyrjen ajrore të zonës. Megjithatë, ushtria izraelite nuk dha informacion mbi viktimat e mundshme.

Sipas Associated Press, forcat izraelite vranë të paktën 74 persona në Gaza të hënën, me sulme ajrore që lanë 30 të vdekur në një kafene buzë detit dhe me zjarr nga armët që vranë 23 të tjerë ndërsa palestinezët përpiqeshin të merrnin ndihmë ushqimore, sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë. Al Jazeera raportoi gjithashtu se që nga mëngjesi i sotëm, dhjetëra palestinezë janë vrarë, përfshirë të paktën 16 persona që kërkonin ndihmë. Një sulm izraelit goditi kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Related article  Zbulohet lëvizja e Ramës! Më 9 korrik do të ndodhë...

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, me kufizime të vazhdueshme në hyrjen e ndihmave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka kërkuar një hetim të pavarur për viktimat civile dhe ka theksuar nevojën urgjente për një armëpushim. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 56,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023

Published inLajme