Skip to content

Lufta – Izraeli jep lajmin e madh: Kemi eliminuar …

Një zyrtar ushtarak izraelit ka deklaruar se Izraeli ka arritur të eliminojë shumicën e sistemeve të lëshimit të raketave të Iranit. Sipas zyrtarit, i cili nuk është identifikuar, vlerësohet se Izraeli ka goditur dy të tretat e lëshuesve të raketave iraniane, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën ushtarake të Teheranit. Ky informacion është bërë i ditur nga media të huaja që e kanë cituar zyrtarin.

Megjithatë, zyrtari ushtarak ka pranuar se Irani ende disponon më shumë se 100 lëshues raketash të mbetura, duke treguar se kërcënimi nga sulmet raketore iraniane nuk është zhdukur plotësisht. Lajmi për numrin e mbetur të lëshuesve raketor është raportuar nga A2 CNN.

Në orët e para të pasdites së sotme, Forcat Ajrore të Izraelit (FAI) thanë se kishin kryer sulme të suksesshme ndaj “infrastrukturës dhe lëshuesve të raketave tokë-tokë” në Iranin perëndimor. Ky operacion ajror është pjesë e ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër programit ushtarak të Iranit.

Konflikti midis Iranit dhe Izraelit ka hyrë në një fazë intensive ditët e fundit, ku të dy vendet janë përfshirë në sulme të hapura duke përdorur raketa, dronë dhe avionë luftarakë kundër objektivave të ndryshme në territorin e njëri-tjetrit.

Pavarësisht thirrjeve të shumta nga faktori ndërkombëtar për qetësimin e tensioneve dhe uljen e palëve në tryezën e bisedimeve, duket se paqja midis dy vendeve është ende larg dhe konflikti po vazhdon me intensitet të lartë. Deklaratat e fundit nga zyrtarët ushtarakë izraelitë tregojnë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë operacionet e tij për të penguar kapacitetet ushtarake të Iranit.

Published inLajme