Skip to content

Loredana pendohet sërish për romancën me Jozin: “Tani po e kuptoj që…”

Gjatë një diskutimi me banorët e Big Brother VIP Albania, Loredana hapi zemrën për marrëdhënien e saj me Jozin, duke pranuar se ishte humbur në këtë lidhje.

Ajo tregoi se ndjenjat e forta e kishin bërë të mos shihte disa gjëra qartë dhe se kishte lënë pas dore veten.

Related article  Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini: Prisni më të keqen për keto shenja

Gjatë rrëfimit të saj, Loredana kujtoi se babai i saj e kishte paralajmëruar për këtë marrëdhënie, por ajo e kishte ndjekur instinktin e saj, pavarësisht gjithçkaje.

Megjithatë, pasi u shkëput prej tij, ajo tha se ka reflektuar dhe kuptuar se ka humbur identitetin e saj nën ndikimin e Jozit.

“Tani që kam dalë pak nga kjo hija, nuk e ndiej më atë kimi që kisha çdo ditë. Njeriun që doja dhe që më pëlqente, nuk e shoh më përpara. Dhe kur u ngrita në këmbë, kuptova se kisha mbajtur shumë gjëra brenda vetes që s’më takonte t’i mbaja”, u shpreh ajo.

Related article  Nga Belinda do vijme tek Linda! Sokol Balla kercenon hapur Ramen per te mbrojtur ish gruan dhe cfare di per Linda Ramen

Laerti dhe Gerta, të cilët e dëgjuan me vëmendje, e mbështetën në këtë rrëfim, duke i kujtuar se sa shumë kishte ndryshuar për shkak të kësaj lidhjeje.

Related article  “Pse flet gjithmonë keq për Eglin?” – Jul Deda zbulon arsyen

Ata e inkurajuan që të fokusohej më shumë tek vetja dhe të gjente sërish forcën për të qenë ajo që ishte më parë.

Published inShowbizz