Nje minister i qeverise Rama, ne kushtet e anonimatit ka treguar arsyen e vertete pse Rama ka ndermarre gjoja nje aksion kunder drejtoreve te bashkise, por edhe lirimin e trotuareve nga bizneset.
Sipas tij, gjithcka ka nisur qe ne fushate elektorale, ku personave te afruar per mbledhjen e sa me shume votave, u jane premtuar poste kyce neper bashki apo ndermarrje shteterore, por qe vendet jane te kufizuara. pasi administrata nuk mund te fryhet me shume, pasi eshte tre here me e madhe sesa ishte kur moren pushtetin para 12 vitesh.
Ne keto kushte, te vjetrit qe kane ngrene sa kane dashur do lirojne vendet, me nje show politik, ku askush me mire se Rama nuk di ta beje ne syte e publikut, qe ai te dale sikur eshte duke punuar dhe qare hallet e popullit, ndersa ne keto poste do te emerohen te rinjte e besuar te Edi Rames dhe jo partise, qe ne zgjedhjet e fundit i siguruan mandatin e katert.
Nje veprim i tille, sipas ministrit ne kushtet e anonimatit u be nga LSI ne mandatin e dyte, kur arriti te mbledhe rreth 200 mije vota, ku te rinjte e afruar prane vetes i shperbleu me poste, ndersa te vjetrit i la pa pune, pasi aq vende kishte ne dispozicion sipas marreveshjes qe kishte bere me Ramen, pasi braktisi Berishen.
Tani Rama po ben te njejten gje, por duke e prezantuar si nje aksion te madh ne sherbim te votuesve, kur ne te vertete eshte vetem nje ndryshim fytyrash dhe asgje me teper.
Ndersa sa i perket lirimit te trotuarve, edhe kjo eshte nje pjese e shout te Rames per zgjedhjet e ardhshme. Duke qene se ne vjeshte priten te mbahen zgjedhjet per Bashkine e Tiranes pas burgosjes se Erion Veliajt, qytetaret e Tiranes duhet te krijojne idene se Rama nuk e ka harruar kryeqytetin dhe po e kryen kete veprim ne dobi te tyre.
Por e verteta sipas ministrit eshte fakti se duhen mbledhur vota, pasi me goditjen e Veliajt, jo vetem qe kane ikur votat, por edhe njerezit qe Veliaj ka mbajtur pas vetes per fushata elektorale, duke ndertuar urat e komunikimit per maksimilizimin e votes.
E ne keto kushte, aksioni eshte shtrire dhe ne disa qytete te tjera, ku luhen serish interesa te vogla te vete kryeministrit Rama dhe pak me pak te vete Partise Socialiste.
E sic vihet re, ne fakt tavolinat po hiqen gjate dites sa per sy e faqe, ndersa trotuaret po mbushen serish sa perendon dielli, si ne kryeqytet, ashtu edhe ne zonat e bregdetare. Edhe drejtohet e bashkive po hiqen me konsensus disa per tu emeruar disa te tjere, ku populli e ha sapunin per djathe, ndersa Rama gajaset ne lojen e tij te piset per pushtet.