Skip to content

Lista e fshehtë e Ramës! Ja 6 ministritë kyçe që do të ndryshojnë drejtues

Partia Socialiste po i vlerëson rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit si një test për ministrat aktualë, të cilët mund të ruajnë ose të humbasin vendin e tyre në kabinetin e ri qeverisës. Sipas burimeve të “weblajm.com”, shumica e ministrave të qeverisë “Rama 3” kanë qenë drejtues qarqesh, por jo të gjithë kanë arritur të përmbushin pritshmëritë.

Ndryshime të rëndësishme në disa ministri kyçe

Disa ministri pritet të kenë drejtues të rinj. Këto përfshijnë:

  • Ministria e Brendshme
  • Ministria e Drejtësisë
  • Ministria e Jashtme
  • Ministria e Bujqësisë
  • Ministria e Pushtetit Lokal
  • Turizmi / Mjedisi

Në veçanti, dikasteret e Turizmit, Bujqësisë dhe Diplomacisë pritet të rishikohen thellësisht, me mundësinë e riorganizimit të strukturave dhe agjencive vartëse.

Fokusi te diaspora dhe pushteti lokal

Një risi e rëndësishme në kabinetin e ri pritet të jetë përfaqësimi i diasporës. Vota e diasporës ishte vendimtare për fitoren e socialistëve në disa qarqe, një mision i cili iu besua ministrit Taulant Balla.

Gjithashtu, dikasteri i Pushtetit Lokal, i drejtuar nga Arbjan Mazniku, pritet të rikonfigurohet për shkak të menaxhimit joefikas të bashkive. Fokusi i këtij dikasteri do të jetë më i madh te kontrolli i territorit, taksat dhe menaxhimi i mbetjeve.

Me 83 mandate në Kuvendin e ri, Partia Socialiste pritet të zëvendësojë edhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali me një emër të ri. Zbulimi i plotë i emrave të qeverisë “Rama 4” pritet të bëhet më 11 shtator, me surpriza të mundshme si me emra të rinj, ashtu edhe me emra femrash në portofole të rëndësishme.

Published inShowbizz