Skip to content

Linda Rama ndan lajmin e bukur: Familja është shtuar me një…

Në një intervistë të fundit për revistën “Newsbomb,” Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj familjare dhe raporti me pushtetin. Ajo thekson se ka krijuar një distancë të sigurt nga politika dhe nga përpjekjet për t’u konsideruar si “paradhomë” e zyrës së bashkëshortit.

“Kam krijuar një distancë të sigurt higjenike nga Pushteti…I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij,” shprehet Linda Rama.

Related article  Xumi hakmerret ndaj Gjestit për Eglin dhe ngacmon Xhenetën (Foto)

Jeta familjare dhe roli i nënës

Ajo ka folur edhe për jetën e saj si nënë dhe grua, duke shpjeguar se në familjen e tyre nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike dhe atë familjare. Ndërsa bashkëshorti i saj, Kryeministri Rama, ka thënë në një media gjermane se opozitën e vërtetë e ka në shtëpi, Linda thotë se bisedat politike janë pjesë e jetës së tyre, por ajo mban rolin e një nëne dhe gruaje të zakonshme. Ajo thekson se ajo zgjon Zahon në mëngjes dhe e çon në shkollë, duke u përballur me trafikun e përditshëm si gjithë të tjerët.

Related article  Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por mesojeni tani djali dhe vajza e tij kane

Linda Rama ka zbuluar gjithashtu se prej katër muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi vajza e saj, Rea, ka lindur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Rui. Kjo e ka bërë familjen e tyre edhe më të madhe.

Related article  'Së shpejti do t’u jepet…' Shembja e lokaleve në Tiranë, Rama zbulon 'planin e ri'

“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi së bashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore,” tregon ajo, duke nënvizuar se momentet familjare mbeten private dhe intime.

Published inShowbizz