Skip to content

Lëvizja qe askush s’e mendonte! A po e bëjnë gati Altin Dumanin t’i ‘hape varrin’ Rames? Media njohur zbulon planin

Më pak se një muaj pas fitimit të mandatit të tij të katërt qeverisës, Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një sërë veprimesh të papritura që kanë tronditur zonat ku Partia Socialiste siguroi fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas një analize të publikuar nga portali Pamfleti.al, këto lëvizje nuk janë thjesht reagime spontane apo teknike, por pjesë e një strategjie të mirëkalkuluar politike për të ruajtur kontrollin absolut dhe për të përgatitur terrenin për një përballje të re.

Shkarkimi i drejtuesve lokalë në bashkitë e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri, si dhe ndërhyrja brutale e IKMT-së në Theth gjatë kulmit të sezonit turistik, po interpretohen si sinjale të qarta se Rama po ndjek një logjikë përtej pushtetit të garantuar nga votat.

Pamfleti.al argumenton se këto veprime i ngjajnë më shumë një sjelljeje paniku sesa një sigurie politike – por në fakt, janë shenja të një përpjekjeje të koordinuar për të mbajtur frerët e pushtetit duke përdorur frikën, destabilizimin dhe pasigurinë si mjete politike.

Në thelb të analizës qëndron një skenar ku faktorët ndërkombëtarë – veçanërisht Perëndimi – mund të jenë duke shqyrtuar një “plan B” për të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ky skenar lidhet ngushtë me përfundimin e mandatit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, në dhjetor. Nëse Dumani nuk rizgjidhet dhe vendos të hyjë në politikë, me përkrahje ndërkombëtare, ai mund të përbëjë sfidën më të fortë për Ramën që prej vitit 2013.

Pikërisht për këtë arsye, autori i analizës sugjeron se Rama ka nisur zbatimin e asaj që e quan “teoria e kaosit”: një strategji për të tronditur terrenin politik përpara se dikush tjetër ta bëjë.

Kjo përfshin jo vetëm rotacione të befta administrative dhe sulme ndaj bizneseve vendase, por edhe përfshirjen simbolike të figurave të opozitës në struktura shtetërore – me qëllimin për të zhdukur qartësinë politike dhe për të shuar çdo formë polarizimi real.

Vlora përmendet si epiqendra e kësaj filozofie: një qytet me peshë simbolike dhe strategjike, ku Rama ka nisur goditjen e parë të fortë, jo vetëm për të dhënë një mesazh ndaj të gjithë sistemit administrativ lokal, por edhe për të krijuar konfuzion të qëllimshëm mbi vijat e ndarjes mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas Pamfleti.al, kjo është një skemë force që Rama po e mban rezervë për stinën e vjeshtës, kur pritet që tensionet politike dhe shoqërore të arrijnë kulmin.

Autori e krahasoi sjelljen e kryeministrit shqiptar me atë të Aleksandër Vuçiçit në Serbi, duke imituar idenë e një “levizjeje të re” me emra të rinj, por të kontrolluar plotësisht nga struktura e vjetër e pushtetit.

Në përfundim, analiza nënvizon se kjo është mënyra me të cilën Edi Rama po dërgon një sinjal paralajmërues ndaj kujtdo që mund të jetë duke planifikuar rrëzimin e tij politik: Ai nuk ka ndërmend të largohet pa lënë “gjurmë”, pa ndërmarrë “ndëshkimin” e tij final.

Published inShowbizz