Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë një letër nga homologu i tij amerikan, Donald Trump. Përmes kësaj letre, Trump ka theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin për të vijuar bashkëpunimin me Shqipërinë.
Mesazhi i bashkëpunimit dhe paqes
Në letrën e tij, Presidenti Trump shkruan: “Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”.
Kjo letër vjen pas mesazhit që Presidenti Begaj i dërgoi Trump-it me rastin e 249-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.