Skip to content

Letrat jane bere gati! Tani nuk e shpetojne dot. Ja sa vite burg do denohet Sali Berisha nga SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë, në një nga proceset më të bujshme që ka prekur ndonjëherë një figurë të lartë politike në Shqipëri. Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK për çuarjen në gjykim të dosjes që lidhet me çështjen e ish-Kompleksit Partizani.

Përveç Berishës, në këtë proces janë të pandehur edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për përfshirje në një skemë të dyshuar për përvetësim të paligjshëm të pronës shtetërore dhe përfitim të padrejtë nëpërmjet abuzimeve me procedurat ligjore.

Në një intervistë televizive, avokati Arbër Hoxha sqaroi se tashmë procesi do të kalojë në fazën e gjykimit themelor, që do të zhvillohet nga një trupë prej tre gjyqtarësh, sipas rregullit për çështjet me rëndësi të veçantë penale.

Related article  Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

“Vendimi i gjykatës ka të bëjë me miratimin e kërkesës për kalimin në gjykim të çështjes. Tashmë procesi do të kalojë në themel, me një trupë prej tre gjyqtarësh që do ta shqyrtojë dosjen në detaje. Gjykimi do të jetë publik, me përjashtim të ndonjë seance të veçantë që për arsye procedurale ose sigurie mund të zhvillohet me dyer të mbyllura,” – tha avokati.

Sipas Hoxhës, të gjithë të pandehurit do të thirren për të dëshmuar, dhe procesi pritet të zgjasë në kohë për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe numrit të lartë të provave që do të administrohen. Ai parashikon që gjykimi mund të zgjasë nga një vit e gjysmë deri në dy vjet.

Related article  Turqia ndërhyn në konfliktin Izrael-Iran? Erdogan zbulon planin e tij: Ne do të ...

“Kemi të bëjmë me një procedurë të zakonshme, dhe në këtë rast nuk është aplikuar gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se procesi do të zhvillohet me gjithë etapën e plotë të hetimit gjyqësor. Ligji parashikon dënime që variojnë nga katër deri në dymbëdhjetë vite burgim për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë, por natyrisht kjo mbetet për t’u vlerësuar në fund të procesit, në varësi të dinamikës së provave dhe qëndrimeve të të pandehurve.”

Dosja që përfshin Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, është ndër më të debatueshmet e viteve të fundit, pasi lidhet me akuzat për abuzim me pronën shtetërore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, i cili, sipas SPAK, kaloi në mënyrë të paligjshme në duart e dhëndrit të ish-kryeministrit përmes ndikimit të këtij të fundit në institucionet shtetërore.

Related article  E tmerrshme, i mituri 2-vjeçar bie nga kati i tretë i hotelit në Tirane, prinderit po benin...

Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit shqiptar që një ish-kryeministër përballet me një proces penal për korrupsion, çka përbën një precedent të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e SPAK-ut, edhe pse çështja ka ngjallur reagime të forta politike dhe përplasje mes maxhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë, Berisha mbetet në arrest shtëpie për shkak të vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, si masë sigurie për mospengimin e hetimeve. Ai vetë dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë proces si një “gjueti politike” e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe e ekzekutuar nga drejtësia e re.

Në vijim pritet që gjykata të caktojë datën për seancën e parë, duke shënuar nisjen zyrtare të procesit penal kundër një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar.

Published inLajme