Saimiri ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e tij, Llanin. Rrëfimin e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai e nis me një dashuri prej së cilës ka dy fëmijë. Saimiri tregon se fillimisht familjarët e tij dhe gruas, Drilonës me të cilën është ndarë por jo divorcuar, s’ishin dakord. Gjithsesi ata vazhduan historinë e tyre dhe pasi bënë fëmijët, vendosën të shkonin në Gjermani.
Llani thotë se ishte në dijeni të të gjithë veprimeve të të birit, por bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Atij nuk i pëlqente nusja sepse i dukej e papërshtatshme. Pasi shkuan në Gjermani, Saimiri tregon se arritën të merrnin disa dokumente për azilin, por ndodhi diçka e papritur. Sipas tij, e shoqja i ka kërkuar kësaj gruaje që ta lërë të dashurin e saj dhe të vazhdonte ajo me të sepse i kujtonte ish-in.

