Skip to content

Ledri feston ditelindjen, Xhensila ndez rrjetin me urimin për te pas aludimeve per romance (FOTOT)

Postimi i fundit në Instagram nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndezur menjëherë rrjetin, duke u bërë viral dhe shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit. Shumë prej tyre kanë nisur të aludojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe reperit Ledri Vula.

Në videon që Xhensila ka ndarë me ndjekësit, shihet një fragment nga bashkëpunimi i tyre i ri muzikor – një projekt që tashmë ka filluar të marrë vëmendje të madhe online jo vetëm për muzikën, por edhe për kiminë që ata reflektojnë.

Ajo e ka shoqëruar videon me një urim të përzemërt për Ledrin, i cili feston sot 39-vjetorin e lindjes. Reperi nuk vonoi të përgjigjej, duke e falënderuar publikisht Xhensilën për gjestin.

Për fansat, ky komunikim publik dhe bashkëpunimi i ngushtë kanë qenë më se të mjaftueshëm për të ndezur thashethemet rreth një lidhjeje të mundshme. Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë përtej bashkëpunimit artistik – por ndjekësit janë më të vëmendshëm se kurrë.

Published inShowbizz