Ledioni zgjedh Heidi Bacin si prezantuese, ajo i shkruan: Thyfsh këmbën. Roza Lati nxjerr kunjin
Emërimi i Heidi Bacit si moderatore e formatit të njohur “Fan Club BBVA4” ka shkaktuar disa reagime në rrjetet sociale.
Ndërsa një pjesë e publikut e ka mirëpritur këtë zgjedhje, duke shprehur mbështetje dhe urime, të tjerë janë shprehur të pakënaqur, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë vendim.
Mes shumë komenteve dhe reagimeve, veçohet ai Ledion Liços, i cili zgjodhi ta përshëndesë Heidi-n duke shkruar: “Në gojë të ujkut thoni ju andej”.
Më pas ka ardhur dhe reagimi i Heidit e cila teksa shpërndan postimin e Ledionit, shkruan me humor: Ose si thonë anglezët: thyej këmbën.Sot zyrtarisht u dha lajmërimi se Heidi Baci do të jetë moderatorja e re e “BBVA4 Fan Club”.
Ndër komplimente dhe urime për Heidin, në sy ka rënë dhe një story në Instagram nga Roza Lati që duket se i drejtohet tërthorazi ish-banores së Big Brother.
Me një sfond televizori të thyer, Roza Lati shkruan: “S’di ç’të them. Di vetëm të them që më është shpifur televizioni.”
