Skip to content

Lapaj gati të bëhet ministër i Ramës? Gazetari zbulon detajet! Dalin prapaskenat e pista

Gazetari Anesti Bajramemaj zbuloi në një emision televiziv zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi Rama do të përfshijë në qeverinë e tij, emra nga radhët e demokratëve.

“Ftesa është vetëm ajo që është bërë publike nga zoti Rama ku për hir të integrimit, kryeministri thotë se të gjithë duhet të bashkohen me PS, nuk duhet të ketë më ndarje midis partive politike.

Related article  Vladimir Putin vesh uniformën ushtarake dhe kërcënon botën me ‘Çernobilin fluturues’

Por flitet se nga radhët e demokratëve zyrtarë të cilët kanë pasur edhe poste të rëndësishme, mund të ketë rrjedhje në bashki dhe administratën qendrore”, tha Bajramemaj.

Related article  Mesazhi për Rozanën, Olta Gixhari nxjerr keq produksionin

Sa i përket zërave se Adriatik Lapaj ka pasur oferta për t’u bërë ministër në kabinetin “Rama 4”, gazetari tha se ftesa ka qenë zyrtare në drejtim të kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

”Zoti Lapaj ka disa ditë në fakt, që ka pohuar se ka marrë ftesa zyrtare nga socialistë për të marrë poste në qeveri, por ai nuk ka pranuar. Por nuk ka bërë të ditur se cili ka qenë personi, interlokutori mes tij dhe qeverisë apo çfarë posti i kanë ofruar”, zbuloi Bajramemaj

Related article  Julian Deda bën deklaratën e papritur: Larg qoftë me i shku Eglit një dron bashkë me…
Published inShowbizz