Skip to content

LAJMI URGJENT – “Operacioni i fshehte i SPAK, merret ne pyetje Presidentin Begaj per korrupsion?!”

Presidenca shqiptare është përfshirë në një stuhi të re akuzash dhe dyshimesh, pas denoncimeve të forta të opozitës dhe ish-oficerit të lartë të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, i cili ka hedhur dritë mbi një ‘operacion’ të fshehtë të zhvilluar nga SPAK brenda institucionit të Presidentit të Republikës.

Sipas tij, prokurorët specialë kanë ndërhyrë në zyrën e Bajram Begajt për të marrë në pyetje kreun e shtetit lidhur me disa dosje të ndjeshme që lidhen me pronat ushtarake dhe vendime të firmosura prej tij. Në një reagim publik, Meçollari u shpreh se disa ushtarakë dhe civilë janë “lodhur duke mbrojtur Bajramin”, duke nënkuptuar se struktura të Forcave të Armatosura janë përfshirë në një përpjekje për të mbrojtur figurën e presidentit nga hetimet.

“Nuk jeni betuar për udhëheqësit tuaj”, shkruan ai, duke i bërë thirrje kolegëve të tij të mos heshtin për pronat ushtarake për të cilat ka firmosur vetë Begaj. “Dhe në fund pyeteni Barjamin sa herë është pyetur nga SPAK-u në zyrën e tij?”, shkruan Meçollari, duke sugjeruar se kreu i shtetit është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët specialë, në kuadër të një hetimi të fshehtë që lidhet me administrimin e pronave ushtarake.

Related article  Shkarkimet masive në bashki nga Rama, BE reagon me urgjence si asnjehere me pare

Akuzat ndaj Begajt
Por akuzat e Meçollarit nuk mbarojnë me kaq. Ai ka shpërndarë edhe skandalin që zbuloi ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili ka akuzuar Begajn për plagjiaturë dhe përfitime të paligjshme akademike. “Hajdutët intelektualë marrin rroga pa punë. Falë punimit 100% kopje, marrin titujt doktor shkencash dhe profesor asoc.

Dhe pa lektuar, marrin edhe rrogën si shkencëtarë”, ka deklaruar Muka pas akuzave të fundit të opozitës. Sipas Mukës, në doktoraturën e Begajt e cila është publikuar në vitin 2014, ndërsa të dhënave që ai iu është referuar i përkasin vitin 2004 në SHBA, dhe janë përshtatur për Shqipërinë.

“Zoti Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, “Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy”, i publikuar në Advances in Life Science and Technology.

Related article  Ministri jone i premtoi detin, Greqia trondit shqiptaret, merr vendimin drastik ndaj emigranteve

Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë. Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale.

Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare.

Shqipëria sot renditet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, si dhe për largimin masiv të trurit. Kapja e institucioneve nga plagjiatura jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por e përkeqëson edhe më shumë situatën”, shkroi Muka në një postim të disa muajve më parë në rrjetet sociale.

Related article  “Kam punuar si kamariere”, Ermonela Jaho: Kam ndenjur dhe pa ngrënë, ja historia sekrete e shqiptares se madhe

Artur Meçollari teksa shpërndan statusin e Mukës bën thirrje ndaj Begajt që të reagojë për këtë skandal. “Po Bajrami vetë pse nuk reagon? Apo për çfarë të reagojë më parë. Cili institucion shtetëror do dali tani të mbrojë Bajram Begën pas akuzave të Taulant Mukës për plagjiaturë”, shprehet Meçollari.

7 shkeljet që opozita pretendon se janë kryer nga Begaj
Kujtojmë gjithashtu se opozita ka publikuar një listë me 7 shkelje të rënda që, sipas saj, e vendosin Presidentin Begaj në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ja shkeljet: Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës. Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë.

Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore. Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’. S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve. I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private.

Published inLajme