Skip to content

Lajmi i fundit, vritet me arme zjarri 56-vjecari, (emri dhe detajet)

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rreth orës 21:00, në një segment rruge të fshatit është konstatuar trupi pa shenja jete i shtetasit Frrok Lleshaj, 65 vjeç. Hetimet e para në vendngjarje ngrejnë dyshimin se ai është ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në zonë, kanë rrethuar vendin e krimit dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Ekspertët e kriminalistikës po punojnë për sigurimin e çdo prove materiale që mund të çojë në identifikimin e autorit ose autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, që po punon në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen dhe për të zbardhur motivin. Po ashtu, po merren në pyetje persona që mund të kenë informacion mbi lëvizjet e viktimës dhe mbi çdo veprim të dyshimtë të ndodhur para ngjarjes.

Burime policore bëjnë me dije se nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi. Ndërkohë, uniformat blu po verifikojnë praninë e kamerave të sigurisë në zonë, në përpjekje për të siguruar pamje që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Banorët e Paçramit shprehen të tronditur nga kjo vrasje, ndërsa shërbimet e policisë vazhdojnë kontrollet intensive në zonë për të mundësuar sa më shpejt kapjen e personave të përfshirë.

Ngjarja mbetet në hetim dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja sapo të ketë zhvillime konkrete.

Published inShowbizz