Skip to content

Lajmi i fundit – Tjeter ngjarje e rende, nje grua vdes ne vend, pasi…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qarkun e Lezhës, ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ndodhi në fshatin Grykë Zezë, ku viktima, e identifikuar me inicialet P. P., u gjet e pajetë në oborrin e banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se e moshuara ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Related article  E zbulojnë socialistët! Ja kur do të zhvillohen zgjedhjet në Tiranë

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave. Aktualisht po hetohet për të përcaktuar nëse tragjedia ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në rrjetin elektrik, apo për shkaqe të tjera që lidhen me instalimet elektrike në banesë.

Related article  Skandali në Konferencën e Mynihut: Fjalët e Susan Wiles që tronditën Ramën - Shtohen vizitat nga...

Policia e Lezhës, përmes një deklarate zyrtare, bëri të ditur:

“Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Related article  Godet tërmeti shkatërrimtar! Qindra të vdekur dhe të plagosur

Banorët e zonës janë tronditur nga lajmi i hidhur, ndërsa ngjarja e sotme ngre sërish shqetësimin për rrezikun e sigurisë elektrike në zonat rurale, ku shpesh mungojnë kontrollet dhe mirëmbajtja e rregullt e rrjetit.

Published inShowbizz