Skip to content

Lajmi i fundit, shperthim tritoli ne Vlore prane biznesit shume te njohur, dalin detajet e para

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Vlorës, ku një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur pranë një biznesi që operon si servis dhe qendër shitjeje e dhënies me qira të motomjeteve.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00 në lagjen “Bashkimi”, përgjatë segmentit të njohur si rruga Transballkanike, një nga arteriet më të frekuentuara të qytetit.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, shpërthimi ka ndodhur në momentin kur ambienti tregtar ishte i mbyllur dhe pa praninë e stafit apo klientëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë të natyrës materiale, duke prekur kryesisht pjesën e jashtme të godinës dhe xhamat e saj.
kliko shtyp ketu

Published inLajme