Skip to content

LAJMI I FUNDIT – Ngjarje tragjike ne vend, ka viktima dhe disa te plagosur

Rrugët shqiptare janë tronditur sërish nga dy aksidente të rënda të shënuara brenda një dite, ku një person humbi jetën tragjikisht dhe disa të tjerë u plagosën.

Ngjarja e parë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël, ku një 63-vjeçar humbi jetën në mënyrë të papritur. Viktima është identifikuar si Baftjar Buzi, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak gjatë kohës që po drejtonte automjetin. Në gjendje të rënduar shëndetësore, ai humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në një kanal anësor të rrugës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes dhe rrethanat e aksidentit fatal.

Related article  Aksident në miniera, disa të vdekur - VIDEO

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi, ku katër automjete janë përplasur njëri pas tjetrit duke përfunduar në kanal. Përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve që ndodheshin në to. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ende nuk raportohet për jetë të rrezikuara.

Related article  Lufta neper kembe! Donald Trump ben urdherin ekzekutiv qe trondit Sali Berishen dhe Shqiperine

Sipas burimeve, aksidenti në Dibër ka ndodhur në një segment të amortizuar të rrugës, ku mungesa e mirëmbajtjes dhe gropat e shumta i detyrojnë drejtuesit e automjeteve të ndryshojnë shpesh korsi, duke e kthyer zonën në një vatër të përsëritur aksidentesh.

Related article  'Belinda Balluku në krye të…', Gazetari befason: Edi Rama i ka besuar dicka te madhe qe askush s'e priste

Dy ngjarjet e sotme rikthejnë edhe një herë vëmendjen tek problematika e sigurisë rrugore në vend, ku jo vetëm pakujdesia dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit, por edhe gjendja e amortizuar e infrastrukturës, po marrin çdo ditë jetë njerëzish dhe po shkaktojnë plagosje të shumta.

Published inShowbizz