Skip to content

Lajmi i fundit, ngjarje e rende ne vend, ka viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Fushë Bulqizë, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në oborrin e shtëpisë.

Sipas burimeve zyrtare, familjarët ishin të parët që e zbuluan dhe menjëherë njoftuan policinë dhe ambulancën, duke shpresuar se i riu ishte ende gjallë. Megjithatë, mjekët konstatuan se 33-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Related article  Katastrofë ajrore! Rrëzohet avioni me pasagjerë, askush nuk mbijeton, momentet e fundit të kapura në video

Mësohet se i riu kishte jetuar për disa muaj në qytetin e Sarandës, ku punonte në profesione të ndryshme sezonale, ndërsa kohët e fundit ishte kthyer pranë familjes në Bulqizë.

Related article  VIDEO/ Elton Ilirjani: Lukë do të dëshmojë në gjykatë, nesër është dita e madhe për Parashqevinë

Policia bën me dije se, sipas dëshmive të familjarëve, ai kishte shfaqur probleme të dukshme me shëndetin mendor në javët e fundit, gjë që dyshohet të ketë çuar deri në aktin e vetëvarjes.

Related article  Reagon për herë të parë Klajdi Musabelliu, pas deklaratave se është gay

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Published inShowbizz