Skip to content

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja në Durrrës

Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën pak minuta më parë në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak ka qenë hemoragjia cerebrale.

Vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku fillimisht ka marrë mjekimin dhe më pas është qetësuar.

Related article  Në rast infrakti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.

Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se fatkeqësisht ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.

Related article  Humb kontaktet me bashkëjetuesen dhe vajzën/ Burri: Gruaja ime ishte ruse, më 2015 hyra në burg dhe…
Published inLajme