Skip to content

Lajmi i fundit/ Dridhet vendi, bie tërmeti 5.8 ballë. Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka goditur rajonin lindor të Papua Guinesë së Re, në orët e para të mëngjesit të së martës, më 22 korrik 2025, sipas kohës lokale.

Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 102 kilometrash, rreth 100 km në veriperëndim të qytetit Lae dhe 401 km në veri-veriperëndim të Port Moresby, kryeqyteti i vendit.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale, por autoritetet vendase janë në gatishmëri për verifikimin e pasojave të mundshme dhe për të ndjekur çdo paslëkundje.

Papua Guinea e Re ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, pjesë e “Unazës së Zjarrit të Paqësorit”, ku përplasjet e pllakave tektonike shkaktojnë shpesh tërmete të forta dhe shpërthime vullkanike.

 

Published inLajme