Skip to content

LAJMI FUNDIT, SPAK dhe BKH godasin biznesmenin qe kishte kthyer ne monopol AKSHI-n, ja cfare ndodhi ne mesante

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Mediat raportojnë se kontrollet janë kryer nga oficerë të BKH-së, ndërsa nuk dihet ende nëse lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituar nga kjo kompani, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), apo bëhet fjalë për një hetim të nisur nga SPAK.

Vetë Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të japë detaje, duke deklaruar zyrtarisht se “nuk ka asgjë për të ndarë në lidhje me këtë çështje”.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, “Soft & Solution” vijon të fitojë kontrata me vlera të mëdha nga institucione shtetërore, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo procedurale.

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur mori pjesë si ekspert në një çështje për korrupsion ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që mbante detyrën e drejtorit të IT-së në rektoratin e Universitetit të Tiranës.

 

Partia Demokratike ka ngritur alarmin mbi atë që e quan një “kapje” të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nga biznesmeni Ermal Beqiraj, pronari i Soft & Solution shpk. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka bërë dje thirrje që SPAK të nisë një hetim të thelluar mbi procedurat e tenderave dhe financimet e këtij institucioni që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj.

Tenderi i dyshimtë i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile

Në qershor 2024, AKSHI shpalli një procedurë prokurimi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, me një fond limit 3.8 milionë euro. Kjo procedurë u anulua, me argumentin se nuk kishte ofertë të përshtatshme. Në shtator 2024, i njëjti tender u rishpall, këtë herë me një fond të reduktuar në 3.6 milionë euro, të ndarë si më poshtë: 2.5 milionë euro për implementimin e sistemit (afati: 12 muaj) 1.1 milionë euro për mirëmbajtjen (afati: 24 muaj) Në këtë tender morën pjesë 3 kompani: XION IT SYSTEMS GMBH – ofroi 2.7 milionë euro SOFT & Solution – ofroi 3.1 milionë euro ATOM – ofroi 3.4 milionë euro Pavarësisht se XION IT SYSTEMS GMBH kishte ofertën më të ulët (2.7 milionë euro), ajo u skualifikua me argumentin se nuk kishte dorëzuar dokumentacion të vlefshëm. Në tetor 2024, fitues u shpall SOFT & Solution shpk, me një vlerë prej 3.1 milionë euro. Tender i ri për mirëmbajtje – fondi shtohet në 5 milionë euro Vetëm një muaj më pas, AKSHI shpalli një tjetër tender për mirëmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, me fond shtesë prej 1.9 milionë euro. Në këtë procedurë mori pjesë vetëm XION IT SYSTEMS GMBH, e cila u shpall fituese me të njëjtën vlerë – 1.9 milionë euro.

PD ngre dyshime mbi fondet dhe procedurat e AKSHIT

Sipas PD-së, këto procedura ngrenë pyetje të mëdha mbi transparencën dhe menaxhimin e fondeve publike: Në regjistrin e buxhetit 2024, fondi për këtë projekt ishte planifikuar 3.8 milionë euro, por pas dy tenderave ai arrin mbi 5 milionë euro. Pse fondi u ndryshua nga 3.8 milionë euro në 3.6 milionë euro kur tenderi u rishpall? Cili është justifikimi ligjor për këtë ndryshim? Tenderi i shtatorit përfshinte edhe mirëmbajtjen 24-mujore, por vetëm një muaj më pas, u hap një tjetër procedurë vetëm për mirëmbajtjen me fond shtesë 1.9 milionë euro. A është ky një mbivendosje e fondeve publike?  XION IT SYSTEMS GMBH – fituesja e paracaktuar për mirëmbajtjen. PD thekson se në vitin 2020, 2022 dhe 2024, AKSHI ka dhënë të njëjtin tender për mirëmbajtje me vlerë fikse 1.9 milionë euro, gjithmonë në favor të kompanisë austriake XION IT SYSTEMS GMBH.

Soft & Solution – 30 milionë euro nga AKSHI vetëm për 2024

Ndërkohë, biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili ka 6 biznese aktive, ka përfituar mbi 30 milionë euro nga AKSHI, prej të cilave 22.7 milionë euro vetëm në vitin 2024 përmes Soft & Solution shpk.

Sipas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kompania Soft & Solution përfiton rreth 80% të tenderave të AKSHI-t, ndërsa PD pretendon se rrjedha e parave të këtyre tenderave çon te familja e kryeministrit.

       

 

 

Published inShowbizz