Skip to content

Lajmi i madh/ Reduktohet taksa e karburantit, ja sa do ulet çmimi

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.

Por, sa përkthehet kjo ulje në vlerë.

Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër pa TVSH. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.

Related article  “Në Shqipëri nuk ka meshkuj”/ Gazetarja e sportit, e shqetësuar: Çunat po pëlqejnë çuna

Gjatë ditës së djeshme, nafta u rrit në pikat kryesore të tregtimit të karburantit me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 2014 lekë, niveli më i lartë që nga kriza e luftës Rusi-Ukrainë. Në bursa, nafta po tregtohet me 100 dollarë për fuçi.

Related article  G Bani rrëfen përvojën e tij gjatë fluturimit drejt Londrës: Humba ndjenjat…

Në fund të shkurtit, para se të fillonte konflikti në Lindjen e Mesme, një litër naftë tregtohej në vend me 170-175 lekë për litër dhe në bursa midis 65-70 dollarë për fuçi.

Related article  “U shkarkua para pak ditësh”/ Drejtori i bashkisë i fut plumbin kushëririt të kryetarit

 

Published inLajme