Skip to content

LAJM I FUNDIT – Tym e flakë masive në Vlorë! Çfarë po ndodh në qytetin bregdetar (VIDEO)

Një tjetër incident me zjarr ka përfshirë fushën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, duke rikthyer në vëmendje një problematikë kronike për komunitetin bregdetar.

Zjarri, i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta të ditës, ka filluar të përhapet me shpejtësi, duke lënë pas vetes shtullunga të dendura tymi që kanë mbuluar ajrin e zonës. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët përreth.

Related article  'U burgosa pa gjyq', ish-drejtori i bashkisë letër nga burgu në GJKKO: Jemi përpjekur të më…

Edhe pse bashkia e Vlorës ka vënë në funksion landfillin e ri në Sherishtë dhe depozitimi i mbetjeve urbane është zhvendosur atje, duket se kjo masë nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndaluar fenomenin e djegies së mbeturinave në fushën e vjetër të grumbullimit.

Related article  Çfarë duhet të konsumoni nëse vuani nga ulçera e stomakut! Dr. Sari Fusha

Sasia e madhe e mbetjeve që janë grumbulluar prej vitesh në këtë zonë vazhdon të digjet në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit dhe të mjedisit përreth. Banorët e lagjes “24 Maji” kanë ngritur zërin duke kërkuar masa urgjente nga autoritetet lokale dhe institucionet përgjegjëse për të ndaluar përfundimisht ndotjen dhe për të garantuar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë komunitetin. Pritet reagimi i autoriteteve për të adresuar këtë problem të vazhdueshëm.

Related article  Ish-shefi i Policisë: Ju tregoj unë se kush është Altin Dumani dhe pse dridhen Berisha e Meta para tij
Published inLajme