Skip to content

Lajm i fundit – Trondit Rama: Boll! Nga sot, nuk do i lejojmë qytetarët që të…

Kryeministri Edi Rama, në një njoftim për masat e reja të qeverisë për forcimin e kontrollit mbi territorin, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme që prekin direkt sektorin e ndërtimit. Sipas tij, në të ardhmen, dritat dhe uji do të lidhen me një objekt vetëm pasi të jetë marrë certifikata e përdorimit.

Rama theksoi se nuk do të lejohet më që qytetarët të futen në apartamente pa u pajisur me hipotekë, duke dënuar kështu praktikat e deritanishme që kanë lënë mijëra familje pa dokumentacionin e pronësisë.

Related article  Aksion i madh ne zyrat e shtetit - Emrat

Kontroll i rreptë në të gjitha fazat e ndërtimit
Për të garantuar zbatimin e rregullave, qeveria ka përcaktuar katër faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të qeverisjes vendore, duke ndarë qartë çdo hap të zbatimit të punimeve.

Related article  Panik në shkollë ! 18 vjecari humb ndjenjat

“Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit,” tha Rama, duke shtuar se arsyeja kryesore pse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit, ndërsa mbikëqyrja nga bashkitë ka qenë e dobët.

Sipas kryeministrit, ky problem e kthen direkt në viktimë qytetarin që ka paguar për shtëpinë. Për këtë arsye, “nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën,” theksoi Rama.

Related article  Opozita bojkoton Kuvendin? Flet Këlliçi: Në shtator PD…

Masat e reja synojnë të mbrojnë konsumatorin dhe të sigurojnë që çdo ndërtim të përfundohet sipas lejes dhe projektit të miratuar, duke i dhënë fund kaosit dhe abuzimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Published inShowbizz