Skip to content

LAJM I FUNDIT – Të tjera dorëheqje masive, Ja kush po largohet tani nga detyra

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë në Bashkinë e Durrësit, drejtorët e këtij institucioni kanë dorëzuar sot dorëheqjet nga pozicionet e tyre. Ky veprim vjen në përgjigje të kërkesës së Ramës, i cili i bëri thirrje të gjithë atyre që ishin pjesë e strukturave drejtuese dhe nuk kishin përmbushur detyrat e tyre, të largoheshin nga detyra.

Ndërkohë, është ngritur një komision i posaçëm i cili do të vlerësojë punën e secilit drejtor. Pas këtij vlerësimi, do të vendoset se kush prej drejtorëve do të vijojë të mbajë pozicionin aktual.

Dorëheqjet në Bashkinë e Durrësit pasonin veprime të ngjashme nga drejtorët e Bashkive të Fierit dhe Vlorës. Këto lëvizje vijnë në kuadër të një nisme kombëtare të ndërmarrë nga Kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga bizneset.

Kryeministri Rama ka theksuar se strukturat drejtuese vendore kanë nevojë për një reformim rrënjësor dhe ka ftuar të rinjtë të kandidojnë për pozicionet vakante në bashkitë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit, duke shprehur kështu synimin për të përfshirë brezin e ri në administratën publike.

Published inLajme