Skip to content

LAJM I FUNDIT – Sherr me armë! Qëllohet me armë zjarri drejt makinës me 3 pasagjerë – DETAJET

Një sherr i armatosur ka ndodhur në fshatin pitoresk të Thethit në Shkodër, duke përfshirë katër persona. Policia e Shkodrës ka arrestuar 33-vjeçarin Alfred Rrupa, banues në zonë, pasi dyshohet se ka qëlluar me një armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti ku udhëtonin tre persona të tjerë.

Sipas informacioneve të reja, konflikti dyshohet të ketë shpërthyer për “motive të dobëta” pasditen e djeshme. Alfred Rrupa ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti drejtohej nga 29-vjeçari N.H., ndërsa pasagjerë në të ishin 27-vjeçari P. H. dhe 29-vjeçari D. Rr.

Related article  Foto/ Përfshihet nga flakët qendra tregtare

Menjëherë pas të shtënave, tre personat që ndodheshin në automjet kanë zbritur dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit Alfred Rrupa. Policia ka ndërhyrë shpejt duke arrestuar Rrupën dhe duke marrë nën hetim në gjendje të lirë tre personat e tjerë.

Related article  Del 'Plani i fshehtë' i Edi Ramës. Do shkrihen bashkite? Ja kush do jene Rajonet dhe bashkitë e reja

Arma e zjarrit pistoletë, së bashku me municionin luftarak, është sekuestruar nga forcat e rendit dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për hetime të mëtejshme në lidhje me shkaqet e incidentit dhe përgjegjësitë ligjore të secilit prej të përfshirëve. Ende nuk ka detaje të tjera mbi natyrën e saktë të mosmarrëveshjes që çoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Related article  FOTO, si ndodhi aksidenti me tre viktima dhe disa të plagosur në Gjermani? Minibusi i shqiptarëve...
Published inLajme