Skip to content

LAJM I FUNDIT – Rrëzohet avioni, asnjë i mbijetuar – PAMJET

Një fluturim privat ka përfunduar tragjikisht të premten pasdite në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore. Një avion i vogël është rrëzuar rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit, duke shkaktuar humbjen e jetës së të tre personave që ndodheshin në bordin e tij.

Related article  Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, avioni u rrëzua në një zonë banimi, por fatmirësisht nuk goditi asnjë shtëpi. Dëmi i vetëm material i shkaktuar nga rrëzimi i avionit u regjistrua në një makinë të parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre ende nuk janë bërë publike nga autoritetet kompetente. Mësohet se avioni i rrëzuar i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.

Related article  'Ketu vijne ata qe duan te...' Vendi i mrekullive? Misteri i këtij vendi në Kavajë, banorët tregojne se... (Video)

Pas aksidentit, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme. Trafiku në zonën përreth vendit të rrëzimit është ndaluar dhe është vendosur një devijim i përkohshëm trafiku për të lehtësuar punën e ekipeve të emergjencës dhe hetimit. Autoritetet kompetente franceze kanë nisur një hetim të detajuar për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në rrëzimin fatal të avionit. Priten rezultate nga hetimet në ditët në vijim.

Related article  Tërmeti shkatërrues në Myanmar! Rritet numri i viktimave: 144 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Published inLajme