Skip to content

LAJM I FUNDIT – Rama trondit ‘LIVE”: Deri të hënën, të shkarkohen të gjithë …

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë kryetarëve të njësive administrative në bashkitë e vendit. Ky ultimatum u dha gjatë një mbledhjeje me kryebashkiakët e Shqipërisë, të zhvilluar sot në qytetin e Durrësit.

Mbledhja, e cila bashkoi kryetarë bashkish nga e gjithë Shqipëria, pavarësisht bindjeve politike, u organizua nga qeveria me qëllim diskutimin e problematikave të qytetarëve dhe prezantimin e planit të ri të masave për mbrojtjen dhe lirimin e hapësirave publike.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama ishte i prerë, duke urdhëruar që të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar nga detyra deri ditën e hënë. Ai theksoi se kjo lëvizje synon t’i hapë rrugën gjeneratave të reja për t’u përfshirë aktivisht në politikë dhe në strukturat drejtuese të partive.

Related article  Shkoi në terren për kontroll të bimëve narkotike, policit i ndodh e papritura - Niset me helikopter drejt Tiranës

Duke iu drejtuar kryebashkiakëve, Rama tha: “Përsa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, që të gjithë! Dhe t’iu jepet mundësia, por duhet t’i jepet njëherë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata.” Ai shtoi se kjo do të zgjerojë hapësirën edhe për ata që mund të mos jenë pjesë e strukturave, por kanë besim te qeveria.

Rama u shpreh i shqetësuar për përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe theksoi se Shqipëria nuk mund të arrijë standardet e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe mentalitet. Ai foli për rëndësinë e dhënies së mundësisë së kontributit për njerëz të rinj. Duke mos i futur të gjithë në një kategori, ai la të kuptohet se shumica e kryetarëve të njësive nuk kanë performuar siç duhet, duke u bazuar në problemet e evidentuara në terren, siç është “bari i keq që lulëzon në vendin e tyre”.

Related article  Egli do të rikthehet në Big Brother? Mikesha e saj zbulon të vërtetën

Si shembull konkret, Rama përmendi kryetarin e njësisë administrative që ka nën administrim varrezat në Elbasan, duke kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm. Ai gjithashtu iu referua shkarkimit të drejtorit të policisë së Shkodrës, duke e theksuar si një mesazh për të gjithë drejtorët e qarqeve, të cilët nuk mund të justifikohen me injorancën për ndërtimet pa leje në territorin e tyre. Rama u shpreh se nëse një kryetar bashkie di se çfarë do të ndërtohet në qytet, ai patjetër që duhet të jetë në dijeni edhe për ndërtimet pa leje. Në fund, ai shprehu shpresën se deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative do të jenë të shkarkuar nga detyra.

Related article  Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë
Published inLajme