Skip to content

LAJM I FUNDIT – Plas lufta mes banorëve dhe shtetit ne Theth. FNSH niset me urgjencë

Protestat e banorëve dhe sipërmarrësve në Theth kundër prishjes së strukturave të ndërtuara në zonë kanë marrë një kthesë të rrezikshme. Situata, e cila prej disa ditësh ka qenë e tensionuar, ka përshkallëzuar sot me një incident të rëndë.

Raportohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) si dhe urën kryesore të lagjes “Gjelaj”. Ky akt ka ndezur alarmin në zonë dhe ka rritur ndjeshëm tensionin mes banorëve dhe autoriteteve.

Related article  Ráportet sèkrete të CIA-s! Ja kush ishin dáshnoret e Enver Hoxhës dhe dyshimet për…

Menjëherë pas incidentit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë, raportohet se efektivë të Forcës Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur me urgjencë nga Tirana drejt Thethit për të përforcuar sigurinë..

Related article  Edi Rama nuk ndalet! Publikon pamjet nga aksioni…

Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar gjatë incidentit. Banorët e zonës, të cilët po shprehin publikisht me lot në sy dëshpërimin e tyre për prishjen e bizneseve të cilat ishin burimi i vetëm i jetesës, e kanë dënuar ashpër këtë akt dhune.

Operacioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, i cili ka shkaktuar reagime të forta dhe protesta të vazhdueshme nga banorët, duket se ka arritur një pikë kritike me këtë incident të dhunshëm. Autoritetet pritet të marrin masa të menjëhershme për të qetësuar situatën dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, ndërkohë që banorët e Thethit ndihen të dëshpëruar dhe të kërcënuar nga e ardhmja.

Related article  Erion Veliaj do marrë h*k! Sali Berisha tr*ndit: Ka nis lufta brenda PS, ja cfarë do i ndodhë Edi Ramës dhe
Published inLajme