Skip to content

LAJM I FUNDIT – Ndahet nga jeta papritur gazetari dhe publicisti Artur Zheji

Artur Zheji, një figurë e njohur e medias shqiptare, ka ndërruar jetë në  moshnën 64-vjecare në spitalin e Sarandës, ku ishte me pushime. Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, lajmi ka tronditur opinionin publik, pasi Zheji ishte një analist dhe prezantues aktiv.

Related article  ‘Ndjej se …" - Zbulohet deklarata e fortë e gjyqtarit

Kush ishte Artur Zheji?

Artur Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ishte një gazetar, publicist dhe drejtues emisioni me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. Ai ishte djali i Petro Zhejit, një euridit i njohur, dhe aktores Besa Imami. Zheji ishte angazhuar prej dekadash në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, duke mbajtur funksione drejtuese në media të rëndësishme si RTSH dhe gazeta Mapo.

Related article  Tedi Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit erdhi pasi u zbulua…

Veprimtaria e tij përfshinte analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Ai ishte i njohur gjerësisht si drejtues i emisionit politik “360 Gradë”, ku shquhej për opinionet e tij unike dhe të thella.

Related article  E fùndít! Nuk ndòdhte prèj vitesh, meteorologia trègòn cmèndurine e motit

Ai ishte një figurë me ndikim në debatin publik, shpeshherë duke qenë në qendër të vëmendjes për qëndrimet e tij të forta.

Published inShowbizz