Skip to content

LAJM I FUNDIT – Kris ar.ma ditën e Bajrmanit, qëllohet çifti i bashkëshortëve

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një mosmarrëveshje mes fqinjëve ka eskaluar deri në përdorimin e ar.mës së zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi Shpëtim Osma ka qëlluar me ar.më zjarri në drejtim të çiftit të bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha. Si pasojë e të shtënave, Sami Disha ka mbetur i pla.gosur në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij, Nadire Disha, ka marrë pla.gë në pjesën e barkut.

Related article  Horoskopi, 23 mars 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Fatmirësisht, raportohet se gjendja shëndetësore e çiftit të plag.osur është jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht, autori i dyshuar, Shpëtim Osma, u shpall në kërkim nga forcat e policisë të cilat menjëherë pas njoftimit mbërritën në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën.

Megjithatë, në orët e fundit, policia ka bërë me dije se autori i dyshuar i pla.gosjes, Shpëtim Osma, është vetëdorëzuar në organet e drejtësisë.

Related article  “Ti sje femër për mua!”, Jozi bën deklaratën e fortë ndaj Loredanës: Dobësia e burrit është …

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka pla.gosur me ar.më zjarri, pist.oletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që pla.gosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijoi puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related article  Shkon të shesë Rolexin e tij të vjetër, i moshuari gati sa nuk qan nga çmimi që i japin

Aktualisht, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Published inLajme