Skip to content

LAJM I FUNDIT – Kërkoi lirinë, gjykata jep vendimin për Erion Veliajn!

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur sot të lërë në fuqi masën e sigurisë “ɑrr℮st me bʋrg” ndaj kryebashkiakut të ɑrr℮stuɑr të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi i Apelit konfirmon masën e dhënë më herët nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një garanci pasurore, duke mos specifikuar një shumë konkrete, por duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Megjithatë, Apeli nuk e pranoi kërkesën e mbrojtjes, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për “ɑrr℮st me bʋrg”.

Ky vendim i Apelit vjen pas ankimit të bërë nga Veliaj ndaj vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke u bazuar në raportin periodik të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi ecurinë e hetimeve. Avokatët e Veliajt kishin insistuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në bʋrg. Veliaj ka nisur gjithashtu një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit.

Related article  Kreu i Zjarrfikëses jep alarmin: Bombulat e gazit me këtë ngjyrë mos i përdorni më. 90 % e tyre...

Erion Veliaj u ɑrr℮stʋa më 10 shkurt në Bashkinë e Tiranës pas një hetimi njëvjeçar nga SPAK, i cili e akuzon për “Korrʋpsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë krímínɑl℮”. Pas vendimit të Apelit, Veliaj u akuzua edhe për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e parabʋrgímít, pasi u përgjua duke komunikuar me celularin e një efektivi bʋrgʋ gjatë transferimit.

Related article  Ish-shefi i Policisë: Ju tregoj unë se kush është Altin Dumani dhe pse dridhen Berisha e Meta para tij

Sipas hetimit të SPAK, Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për krijimin e një skeme përfitimi ryshfetesh për pasurim personal nëpërmjet organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre ose të afërmve, duke përfituar të paktën 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet për shpenzime online prej rreth 800 mijë eurosh, të padeklaruara në deklaratat vjetore. Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu akuzohen se në këmbim të tenderave dhe lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, i ofronin Veliajt shuma parash, bileta avioni, sponsorizime, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasuri të paluajtshme.

Related article  U qëllua me plumb në kokë nga partneri, Anila dërgohet te Trauma. Ja si paraqitet gjendja e saj

Aktualisht, Erion Veliaj vazhdon të ndodhet në parɑbʋrgímín e bʋrgʋt të Durrësit.

Published inLajme