Skip to content

LAJM I FUNDIT – E zyrtarizon SPAK, ja kush janë katër emrat që kërkojnë të marrin drejtimin e BKH-së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë publike sot listën e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në listën e publikuar nga SPAK figurojnë 13 kandidatë, mes të cilëve spikasin emrat e ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako.

Lista e plotë e kandidatëve të publikuar nga SPAK është si më poshtë:Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani, Nevrus Ndregjoni.

Related article  Sherr i madh ne Tirane! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe dhe e gjen me dy persona te tjere, bashke me vajzen 15 vjecare duke..

Në njoftimin e SPAK thuhet se pas mbylljes së afatit të aplikimeve, procesi do të kalojë në fazën e verifikimit paraprak. Gjatë kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur me urdhër të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të vendimit përkatës, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët. Qëllimi i këtij verifikimi është vlerësimi i përmbushjes së kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korr’upsionin dhe kri’min e organizuar”.

Related article  Miri “plas b*mbën”: Ja cfare beri produksioni, zbulon prapaskenat me Luizin

SPAK bën të ditur se kandidatët që do të kalojnë me sukses fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat e tjera të procesit të përzgjedhjes. Emrat e Gledis Nanos dhe Haki Çakos, të cilët kanë mbajtur më parë pozicione të larta në Poli’cinë e Shtetit, shtojnë rëndësinë dhe interesin për këtë proces përzgjedhjeje për një post kaq kyç në luftën kundër korru’psionit dhe kri’mit të organizuar në Shqipëri.

Related article  Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Flet Klosi: Fokusin do ta kemi për…
Published inLajme