Skip to content

Lajm i fundit – Dy persona gjenden të pajetë – Detajet e para

Dy ngjarje të ndara kanë ndodhur sot në Tiranë dhe Pogradec, ku dy persona janë gjetur të pajetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e secilit rast.

Në Tiranë, rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeçare. Sipas informacioneve paraprake nga policia, gjatë këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhu ne. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të identifikuar personin.

Related article  Konfiskimi i 2.5 mln pasuri/ Mik me Vis Martinajn, kush ishte Ndue Gjergji që u vra para 4 vitesh

Ndërkohë, në Pogradec, rreth orës 14:40, në fshatin Rëmenj, banorët e zonës kanë gjetur të pajetë shtetasin G. D., 20 vjeç. Trupi i tij u gjet në një zonë kodrinore dhe gjithashtu nuk kishte shenja dh une. Policia po heton mbi dyshimet paraprake se 20-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetë varur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është angazhuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

Related article  Ja cilat janë pese shenjat më me fat të horoskopit për datën 16 maj

Autoritetet policore në të dyja zonat po vijojnë hetimet intensive për të hedhur dritë mbi këto dy ngjarje të ndodhura sot.

Related article  Shkarkimi i Yuri Kim nga puna, reagon DASH: Ajo nuk u hoq me valen e pare, por...
Published inLajme