Skip to content

LAJM I FUNDIT! Berisha paralajmëron trazira: Së shpejti…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se opozita do të nisë protesta të gjera në fillim të sesionit të ri parlamentar në shtator. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh i bindur se protesta është mjeti i vetëm efektiv për t’u përballur me atë që ai e quan “narkoshtet” dhe për të rifituar votën e lirë për qytetarët shqiptarë.

Në përgjigje të interesit të medias gjatë konferencës së përditshme nga selia e Partisë Demokratike, Berisha vijoi denoncimin e “farsës elektorale” dhe konfirmoi vendosmërinë e opozitës për të protestuar. “Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër,” – tha Berisha.

Berisha gjithashtu e kritikoi Kryeministrin Edi Rama për përpjekjet e tij për të devijuar vëmendjen nga akuzat për manipulim zgjedhor, duke u marrë me çështje të tjera si shkarkimet e drejtorëve të bashkive. “Urdhëroni cilat ishin zgjedhjet e Edi Ramës dhe ai del si skiziod poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen nga këto, merret me drejtorët e bashkisë. Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ua them unë ju. Dhe ka shumë njerëz që janë të vendosur. Por ne po paraqesim dokumente. Prisni, dje e patë, paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Nuk kishin firmë fare. Këto ishin me pseudofirma. Por nuk është firma problem këtu, problemi është se janë marrë me datën 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë. Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor të votimit,” – shtoi Berisha, duke pretenduar se ka prova të tjera të parregullsive zgjedhore.

Paralajmërimi i Berishës për protesta të mëdha në shtator tregon për një shtim të tensioneve politike në vend dhe pritet të ndikojë në dinamikën parlamentare të sesionit të ri.

Published inLajme