Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në një gurore në zonën e Mamurrasit, ku një 38-vjeçar me iniciale P. P., ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi aksidental. Sipas raportimit të Policisë së Shtetit, incidenti ka ndodhur teksa 38-vjeçari po kryente riparime në një mjet pune brenda territorit të gurores.
Për shkak të dëmtimeve të marra, burri ndërroi jetë në vend. Grupi hetimor i policisë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
“Rreth orës 12:00, shtetasi P. P., banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po kryente riparime në një mjet pune brenda territorit të gurores. Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet pritet të zbardhin nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë apo ndonjë faktor tjetër që ka çuar në këtë aksident tragjik.